UNË DHE TI PËR MJEDISIN

Shqipëria shtrihet në një territor të vogël, po është një prej vendeve me biodiversitetin më të lartë në Evropë. Ndërsa ne jetojmë dhe familjet tona rriten, na rrethon ngado peizazhi i çmuar i Shqipërisë, me malet, lumenjtë dhe plazhet.

Lexo më shumë

Në Shqipëri dhe në gjithë botën, e ndiejmë se vera është më e gjatë dhe më e nxehtë, ndërsa dimrat janë më të butë e më të shkurtër. Mbetjet e qyteteve dhe të plazheve përfundojnë në det dhe qeset plastike ndotin zonat e bukura rurale. Ndotja e ajrit ndikon tek oksigjeni që ne thithim dhe prek shëndetin tonë.

 

Shqipëria po i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe po ndërmerr masa kundër problemeve urgjente të ndryshimeve klimaterike.

Në vitin 2021, në Samitin e fundit botëror mbi klimën COP26, Shqipëria mori përsipër të ulë emetimin neto të gazeve serrë deri në vitin 2030, për ta çuar drejt zeros në vitin 2050. Jemi angazhuar të mbrojmë pyjet, të mbështesim kalimin botëror drejt energjisë së pastër dhe njohuritë për mjedisin t’i përfshijmë në kurrikulat shkollore.

 

Po si qytetarë të Shqipërisë dhe të botës, si familje e komunitete, edhe ne mund të sjellim ndryshim. Mund dhe duhet të bëjmë ndryshime për ta mbrojtur mjedisin tani dhe në të ardhmen. Nëse veprojmë të gjithë bashkë, edhe hapat më të vegjël bëhen pjesë e një ndryshimi më të madh në botë.

 

E kemi që të gjithë detyrë të kujdesemi për mjedisin, ndaj duam që të përfshihen individët e bizneset e mbarë vendit.

NJË PREMTIM PËR PLANETIN TONË

Behu pjesë e përmiresimit të mjedisit. Bëj tani premtimin tënd për planetin

Lexo më shumë

THUAJI JO PLASTIKËS

Qeset plastike janë një prej ndotësve kryesorë të mjedisit në Shqipëri.

Lexo më shumë

MOS LËR GJURMË

Plehrat e lëna në plazhe përfundojnë në det – po edhe nëse…

Lexo më shumë

MË SHËNDETSHËM PËR TY

Të gjithë e ndiejmë se vera është më e gjatë dhe më e nxehtë…

Lexo më shumë

Kërko Informacion